Ministria e Shëndetësisë njofton se një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar në kohë teksa po eksploronte shtegun Theth-Valbonë.
Gjatë ecjes në këmbë, gruaja në pritje të ëmbël nuk është ndier mirë dhe ka kërkuar ndihmë.
Një helikopter është nisur nga Tirana duke i ardhur në ndihmë mamasë së re, e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.








