-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skafisti “fluturues”! Kush është “Kapelja” që i iku RENEA-s nga duart?

Kryesoret

Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurimit arrest me burg për 6 të arrestuarit që u kapën duke transportuar një sasi lënde narkotike në një velierë që udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të brigjeve italiane. Ish-policit Arlind Ismailukaj në kroskotin e makinës i kanë gjetur 10 mijë euro.

Të arrestuarit në burg;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Por kush shpëtoi?
Në dosjen e prokurorisë që i dorëzoi gjykatës për masat e sigurisë theksohet se një person, i identifikuar si Arben Dalipaj, i njohur me pseudonimin “kapelja” ka arritur që t’u ikë duke u arratisur gjatë ndjekjes. Sipas dosjes, Dalipaj është kapur duke folur në telefon me ish-policin Arlind Ismailukaj.

Arlind Ismailukaj rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58 ka komunikuar me shtetasin me pseudonimin “Kapelja” ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasi Arben Dalipaj, i cili dyshohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue”, Patok, Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues” thotë prokuroria.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Konstandit Bellon që ndodheshin në mjetin lundrues “veliere” i kanë vënë flakën, në të cilin ndodhej lënda narkotike. Mes të arrestuarve është edhe Nerim Çela, nipi i të ashtuquajturit ‘baron’ i kokainës, Gëzim Çela.

“Flakë në det”! Bosët në arrati, “ushtarët” dhe ish-polici me 10 mijë Euro në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit