-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është biznesmeni brenda kafazit që arrestoi SPAK-u

Kryesoret

Sot dolën përpara Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit të aseteve kirurgjikale.

Dy janë të arrestuar, ish-zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj sikur duket në foto në seancë, dy “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues u tërhoq për vendimin.

Masat e sigurisë;
-Klodjan Rjepaj-arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj-arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu-arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana-arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
-Arben Gjata-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.

Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit