-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Në ‘97 mbushën varkat, sot italianët e grekët pushojnë në Shqipëri

Kryesoret

Pas mediave italiane, dhe ato greke po i dedikojnë hapësirë në artikujt e tyre Shqipërisë turistike nisur nga fakti se ky sezon veror e ka gjetur Shqipërinë me më shumë turistë se kurrë më parë.

“Kathimerini”, e përditshmja greke shkruan se Shqipëria po tregon se po shndërrohet në një destinacion të pëlqyer për turistët grekë dhe ata italianë.

Në artikull shkruhet se shqiptarët në vitin ’97 lanë shtëpitë e tyre për ti shpëtuar varfërisë, e ndërsa sot është një situatë tjetër.

“Në vitin 1997, shqiptarët që përpiqeshin dëshpërimisht t’i shpëtonin varfërisë, paqëndrueshmërisë politike dhe krimit, po mbushnin varkat drejt Italisë. 

Këtë vit, turistët italianë dhe evropianë të tjerë, mes tyre edhe grekë, po mbushin plazhet shqiptare, duke përfituar nga kostoja e ulët e transportit dhe e akomodimit. 

Mbërritjet ndërkombëtare në aeroportin shqiptar u dyfishuan në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. 

Turistët italianë preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë ndaj pushimeve të brendshme, të cilat u ulën nga 20% në 30% gjatë katër muajve të parë të 2023,” shkruan “Kathimerini”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit