Sot paradite disa automjete me anëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB në zonën e vdekur të Qipros, kufirin mes Qipros greke dhe atë nën forcat turke janë sulmuar nga një grup turkoqipriotësh që kryenin punime të paligjshme në një rrugë në zonën Pila.
Anëtarët e OKB janë përpjekur të bëjnë thirrje për ndalim punimesh, por turkoqipriotët kanë qëlluar automjetin me makineritë e punës.
Ngjarja ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm nga kryesia e forcave paqeruajtëse të OKB, por edhe nga organizata ndërkombëtare e shumë vende.
Qeveria e Qipros e ka konsideruar si alarm diplomatik për episode të organizuara kundër britanikëve dhe sllovakëve, anëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB.
Qeveria greke gjithashtu e ka thënë se e shohin si akt injorimi i të drejtës ndërkombëtare ndërsa deklaratë urgjente kanë bërë dhe ambasada e SHBA, Britanisë dhe Francës ku dënojnë ashpër episodet sot në mesditë.