Ikona e muzikës pop, Beyonce ka shkëlqyer me performancën e saj në turneun e saj që po zhvillon nëpër botë.
Përveç performancave gjithë energji ajo ka mahnitur fansat me pamjen e saj. Edhe një herë Beyonce zgjodhi të vishej nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.
Lajmi është ndarë nga vetë stilisti përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.
“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish,” shkruan ai.
Kjo nuk është hera e parë që ikona e muzikës vishet nga stilisti shqiptar.
Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare. Ai shquhet për kreacionet e veçanta dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e njëpasnjëshme në këtë fushë.