-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesmeni futi në “xhep” koncesionin 100 mln $ dhe “bridhte” me makinën e ministrisë

Kryesoret

Gjykata e Posaçme vendosi dje që të lërë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-zv/ ministrin Klodian Rrjepaj dhe konecsionarin fitues të “Sterilizimit” Ilir Rrapaj, ndërsa gjashtë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

Biznesmeni akuzohet për mashtrim dhe ish-zv/ ministri për shpërdorim detyre pasi fshehën njohjen e hershme mes tyre që përbënte konflikt interesi në dhënien e koncesionit 100 mln dollarë, pasi Rrjepaj ishte në krye të komisionit për koncesionet.

Në dosjen e SPAK-ut, që hetoi për më shumë se tre vite thuhet se janë gjetur prova, kryesisht udhëtimet mes tyre, që faktojnë njohjen e vjetër. Gjithashtu, thuhet se Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj ka pasur njohje me biznesmenin e kompanisë fituese Ilir Rrapaj të koncesionit të sterilizimit. Rrjepaj dhe Rrapaj kanë përfunduar studimet sëbashku në fakultetin e Mjekësisë.

A.LL drejtor në kompaninë koncesionare Saniservice përfundoi studimet bashkë me Rrapajn e Rrjepajn. Njohjen mes Rrapajt dhe Rrjepajt e konfirmoi një studente tjetër e atyre viteve me inicialet D.N.”, thotë SPAK.

Në dosje thuhet se Ilir Beqja ka kryer udhëtimet me Rrjepajn, Rrapajn dhe administratorin e shoqërisë koncesionare “Sani Service”.

“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016në orën 14:15 dhe 14:06.

Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit”, sipas SPAK.

Njohje e vjetër dhe udhëtime me Beqajn, si u “gatua” koncesioni i “Sterilizimit”?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit