-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Darka e papaguar e turistëve viralë, Rama për “Rai Uno”: I tregova unë, Meloni u ngrys në fytyrë

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama në një intervistë të fundit të zhvilluar me median italiane Rai Uno ka folur mbi zhvillimin e turizmit në vend, si edhe vizitën e fundit të homologes së tij, Giorgia Meloni në Shqipëri.

Ai gjithashtu u pyet në lidhje me “incidentin” e regjistruar në Berat ku turistët italianë u larguan pa paguar lajm të cilin Rama e ka ndarë me kryeministren Meloni.
Rama gjithashtu ka shpjeguar edhe reagimin e saj dhe se si ajo pagoi për rastin të cilin Meloni e ka cilësuar një turp.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:

“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj”, i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit