Trajneri historik i Romës, Carlo Mazzone ka humbur jetën në moshën 86-vjeçare.
Mazzone ndërroi jetë ditën e sotme në Ascoli Piceno. Ai njihej, veçanërisht në kryeqytet, si Sor Magara dhe Sor Carletto.
Ai kishte drejtuar Ascolin për vite me radhë, përpara se të ulej në stolin e Romës, pastaj Perugia, Brescia dhe Bologna.
Mazzone ishte rekordmeni i stolave në Serinë A: 792 ato zyrtare, 797 duke marrë parasysh edhe pesë ndeshjet play-off.
Në vitin 2019, tribuna e re lindore e stadiumit “Cino e Lillo Del Duca” në Ascoli Piceno mori emrin e tij dhe në të njëjtin vit ai u fut në Sallën e Famave të futbollit italian.
Për të kujtuar Carlo Mazzone, do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha fushat në ditën e parë të Serie A.