Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar për herë të parë publikisht për rastin e katër turistëve italianë që ikën pa paguar nga një bujtinë në Berat.
Në një postim në Facebook, Meloni thotë se sapo u njoftua nga Edi Rama gjatë vizitës në Vlorë për këtë episod i kërkoi ambasadorit në Tiranë që të shkonte të paguante faturën.
Sqaroi se faturën e pagoi me lekët e saj. Një përgjigje e ka edhe për opozitën italiane, që e cilësoi veprimin si populist.
“Gjatë kohës që isha në Shqipëri kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që u arratisën në një restorant lokal pa paguar faturën.
Pronari që publikoi videon e arratisjes që u bë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkëqytetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe ishin të lumtur.
Më vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb që e bën veten të flasë jashtë shtetit për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është qesharake duke ia hedhur të tjerëve.
@5pyetjet.al Shiko majtas djathtas dhe vrap! Si ikën turistët pa paguar në Berat #berat #turiste #fatura #meloni #italy #albania ♬ original sound – 5pyetjet.al
Kështu që vendosa t’i kërkoj ambasadorit të shkojë dhe të paguajë faturën, të cilën e kam paguar personalisht. Asgjë e madhe, në fakt unë as nuk kam folur për të.
Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që dukshëm preferon një imazh tjetër të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja se të paktën të gjithë mund të pajtoheshin për diçka kaq banale” shkruan ajo.
“Merrni një taksi… Salvini paguan”! Jehona dhe debati i faturës që pagoi Meloni në Berat