-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Merrni një taksi… Salvini paguan”! Jehona dhe debati i faturës që pagoi Meloni në Berat

Kryesoret

Veprimi i kryeministres së Italisë që pagoi nga xhepi i saj faturën që turistët lanë në një bujtinë në Berat ka bërë jehonë jo vetëm përtej Adriatikut, por edhe në Greqi.

Giorgia Meloni mund të ketë qenë e shpejtë për të shpëtuar prestigjin e Italisë duke dërguar ambasadoren e vendit të saj në Shqipëri për të paguar faturën e turistëve italianë në një restorant në Berat, por një pjesë e opozitës akuzon kryeministrin për populizëm” shkruan “Protothema”.

Videoja e katër turistëve italianë që dalin fshehurazi nga restoranti pa paguar faturën prej rreth 80 eurosh u bë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, vendimi i Melonit mori kritika të ashpra nga një pjesë e opozitës italiane, e cila akuzoi kryeministren për populizëm.

Pse duhet të promovojmë turizmin në Shqipëri në këtë mënyrë dhe të mos adoptojmë të njëjtin kriter në Itali?

Le ta themi thjesht: Nëse shkon në një lokal plazhi italian dhe e lë pa paguar faturën 200 euro për çadrën dhe shezlongun, qeveria do të ndërhyjë?”, tha Daniela Rufino.

Nëse Gjeorgjia donte të mbronte nderin italian, ajo e bëri shumë mirë: bëj çfarë të duash, Meloni paguan”, komentoi Riccardo Maggi, sekretar i “+Europe”, ndërsa të tjerë thekson se Meloni duhet të paguajë me paratë e saj dhe jo të tatimpaguesve.

Nëse shkoni në disko dhe deheni, mos u shqetësoni: merrni një taksi prapa… Salvini paguan” tha më tej ai me ironi.

Ambasada italiane në Tiranë sqaroi se fatura u pagua nga xhepi i Melonit.

Meloni pagoi faturën e “idiotëve” në Berat! Ministri flet për turistët që ia mbathën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit