Pasditen e sotme janë shpëtuar 3 turistë të moshës rreth 60 vjeç të cilët po mbyteshin në det.
Mësohet se ata hanë nxjerrë në gjendje të rëndë nga uji. Policia e Golemit ka shkuar në vendngjarje dhe kanë lajmëruar ambulancën e Kavajas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 ku dy personat e parë janë nxjerrë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar pas ndihmës së parë drejt spitali tët Durrësit.
Ngjarja e dyte ka ndodhur pas 30 minuta pasi ishin nxjerrë dy pushuesit e parë. Edhe personi i tretë është nxjerrë nga uji dhe është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Kavajës.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.