-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Kontratën origjinale të “Sterilizimit” e kanë zhdukur

Kryesoret

Pas hetimeve 4-vjeçare për koncesionin e kushtueshëm të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa zyrtarë të tjerë të lartë janë nën hetim.

Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

SPAK njoftoi gjithashtu se ishin ekzekutuar gjashtë masa të tjera sigurie ndaj anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, dy prej të cilëve me arrest shtëpie dhe katër të tjerë me detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore. Të gjitha u lanë dje në fuqi. Hetimet e deritanishme zbërthyen si u “gatua” koncesioni i sterilizimit.

BIRN: Provat, si e fali SPAK-u Ilir Beqjan për koncesionin 100 mln Dollarë

Biznesmeni Ilir Rrapaj regjistroi biznesin që më pas do të shpallej fitues, në Prishtinë vetëm një muaj pasi udhëtoi në avion me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe zv/ministrin Klodian Rjepaj. Faktet e grumbulluara nga SPAK-u flasin qartë për njohjen e tyre. Shokët e shkollës, Rrjepaj dhe Rrapaj që tani janë shoku burgu.

Por jo vetëm kaq. Skandali thellohet akoma më shumë pasi kontrata origjinale e koncesionit është zhdukur. Oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë arritur që të sekuestrojnë kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. SPAK thotë në dosje se kontratën origjinale të Koncesionit dhe as Anekset përkatëse nuk janë gjetur nga kontrollet.

Megjithë kërkimet në institucion dhe në arkivën e MSHMS, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk vunë në dispozicion Kontratën origjinale të Konçensionit dhe as Anekset përkatëse” thuhet në dosje. Por kush e zhduku dosjen? Kjo meriton një tjetër hetim.

Biznesmeni futi në “xhep” koncesionin 100 mln $ dhe “bridhte” me makinën e ministrisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit