Ka dështuar misioni i Rusisë për të zbarkuar në Hënë pas 50 vitesh. Ishin vetë autoritetet në Moskë ato që njoftuan se anija e tyre kozmike Luna-25 është përplasur në Hënë.
Anija pa pilot, e cila u nis në fillim të këtij muaji, u rrëzua pasi u rrotullua e pakontrolluar në orbitë, raportoi të dielën koorporata hapësinore ruse Roscosmos.
Rusia kishte shpresuar se roboti do të kalonte një vit duke mbledhur mostra të shkëmbinjve dhe pluhurit pas uljes në polin jugor të hënës, gjë që do të ndodhte të hënën.
Koorporata hapësinore tha se kishte humbur kontaktin me anijen pasi u përplas pas problemeve të paspecifikuara gjatë përgatitjes para uljes.