Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
Gjatë kontrolleve nga policia i riu nuk u gjet në banesën e tij ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.
Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.