-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e kontratës origjinale të sterilizimit, Berisha: Banditizëm ekstrem

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me zhdukjen e kontratës origjinale të sterilizimit.

Në reagimin e tij Berisha shkruan se kontrata është zhdukur nga Beqja duke e cilësuar si banditizëm ekstrem.

Ai më tej ka shtuar se Ky akt ngjason me atë të vrasësit, që për të zhdukur gjurmët e krimit djeg trupin e viktimës pasi e ka ekzekutuar atë.

“Kriminel me mandat ministri, anëtarë qeverie si Beqja, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve të tij të tmerrshme, prej qindëra milionë euro me koncesionet e tij, ka zhdukur origjinalin e kontratës së sterilizimit.

Zhdukja e origjinalit të kontratës së sterilizimit, por dhe kontratave të tjera nga kasaforta e ministrit, që e ka firmosur atë pasi gjendet se vetëm me sterilizimin ai ka vjedhë dhjetëra milionë euro, është një akt kriminal i shëmtuar, i ngjashëm me atë të një vrasësi, që për të fshehur vrasjen dhe zhdukur gjurmët e krimit të vet, djeg kufomën e viktimës së tij.

Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij,” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit