Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një person është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në zonën e “Kapeles”. Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, 60-vjeç, agjent në agjenci të shitjes së biletave në Portin e Vlorës.
Sipas dëshmisë së familjarëve, ai ka një goditje pas koke dhe nuk i është gjetur çanta që mbante me vete ku kishte lekët e shitjes së biletave që duhet t’i depozitonte.
Dyshohet se është përplasur nga një taksi, por edhe është grabitur. Megjithatë, rrethanat e kësaj ngjarjeje janë të paqarta, teksa pritet njoftimi i Policisë së Shtetit për të mësuar të tjera detaje.
Një i vdekur në Vlorë! Aksident apo vrasje, çfarë ndodhi në mesnatë?