Një billborder gjigand me mbishkrimin “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë” është shfaqur në Moskë.
Gazetarja Ivana Stradner ka postuar fototon ku ka shkruar se kjo është shkruar në Moskë, përballë Rossiya Segodnya, konglomerat mediatik shtetëror.
Gjithashtu gazetarja ka shkruar në Twitter se Rusia dhe Serbia mbajnë marrëdhënie të mira.
Rusia ka nis pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, ndërsa atje ende vijojnë luftimet ku kanë humbur jetën një numër i madh i civilëve dhe ushtarëve.
Serbia është ndër të paktat vende në botë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në lidhje me çështjen e luftës, madje ka refuzuar t’i quaj veprimet ruse si pushtim.
“Serbs and Russians are Brothers Forever”
This is written in Moscow- in front of Rossiya Segodnya, 🇷🇺 state-owned media conglomerate.
🇷🇺- 🇷🇸 relations are alive and well. pic.twitter.com/ezxri0fzFv
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) August 19, 2023