-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja dyshon për grabitje! Vjen reagimi i policisë për vdekjen: Përplasi 3 makina

Kryesoret

Një 63-vjeçar, i cili kishte një agjenci në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës u gjet i vdekur në orët e para të ditës së sotme. Familja ngriti pretendimin se mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë për shkak se me vete, sipas tyre kishte një shumë të konsiderueshme lekësh që po i transportonte.

Viktima është Nadir Gjata. Por policia në reagimin zyrtar mesditën e sotme thotë se Gjata ka humbur kontrollin e makinës për arsye shëndetësore duke u përplasur me një taksi, e cila më pas goditi edhe dy makina të tjera.

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi Nadir Gjata 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune” njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.

Aksident apo vrasje? Misteri, ky është vlonjati që vdiq në pikë të mëngjesit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit