Pasditen sotme është përfshirë nga flakët një depo karburanti në fshatin Nartë të Vlorës.
Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi një person ka ndezur zjarrin për të djegur mbeturinat ku më pas është përhapur edhe në depon e karburantit.
Për shkak të erës e cila po e favorizon zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe zjarrfikësit po punojnë për izolimin e saj për arsye se pranë saj ndodhet një pikë karburanti e cila mund të sjellë dëme të mëdha nëse ajo përfshihet nga flakët.
Zjarri është regjistruar në ish-depozitën e naftës ngjarje e cila është regjistruar edhe një vit më parë dhe kishin problem si këtë vit për fikjen e saj.
FOTO nga vendi i ngjarjes