FSHF po bëhet gati që këtë javë të caktojë edhe kalendarin e Kategorisë së Dytë, e cila nis më 23 shtator.
Këtë të premte, skuadrat do të njohim rrugëtimin e tyre në edicionin e ri, i cili ashtu si edhe më parë, do ta shohë këtë kampionat të strukturuar në dy grupe.
FSHF si zakonisht ka bërë ndarje rajonale, për të shmangur udhëtimet e gjata të cilat skuadrat e futbollit amator, siç cilësohet Kategoria e Dytë, nuk i përballojnë dot.
Grupi A këtë vit përbëhet nga 11 skuadra, ndërsa grupi B nga 12. Në Grupin A janë skuadrat: Tërbuni, Besëlidhja, Veleçiku, Valbona, Sopoti, Naftëtari, Shënkolli, Iliria, Murlani, Gramshi dhe Albanët.
Në Grupin B janë skuadrat: Oriku, Turbina, Pogradeci, Labëria, Butrinti, Devolli, Luftëtari, Shkumbini, Delvina, Adriatiku dhe Këlcyra. Shorti për kalendarin e kampionatit do të hidhet këtë të premte në orën 14:00 në ambientet e FSHF-së.