Vitet ikin sa hap e mbyll sytë dhe e vogla e Mozzik dhe Loredanës, Hana po nis sot ditën e parë të shkollës.
Kjo është një ditë tepër e rëndësishme për të dy prindërit, që ishin të pranishëm për të bijën në këtë udhëtim të ri.
Mozzik fluturoi drejt Hanës e Loredanës, për ta shoqëruar të bijën në ditën e veçantë, ndërsa në rrjete sociale s’na i kurseu disa foto dhe një shkrim emocionues për Hanën.
“Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qenka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë,” shkruan reperi.