-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po fitonte botërorin ndërsa babai i kishte ndërruar jetë, si e mori vesh lajmin futbollistja

Kryesoret

Ditën e djeshme kombëtarja spanjolle e vajzave fitoi për herë të parë kupën e botës në futboll në një ndeshje të fituar me rezultatin 1-0 përball Anglisë.

Olga Carmona ishte autore e golit që i dhuroi kupën Spanjës, por për të fati kishte rezervuar dy lajme në një ditë, një gëzim të madh dhe një dëshpërim therës.

Babai i lojtares nga Spanja, protagonistit kryesor në finale, kishte ndërruar jetë në të gdhirë nga e premtja në të shtunë.

Federata spanjolle e Futbollit njoftoi vdekjen e babait të Olga Carmona që kishte ndodhur në orët e para të së premtes së kaluar deri të shtunën, ndonëse futbollistja spanjoll e mori vesh lajmin këtë të diel pak orë pasi fitoi finalen e madhe ndaj Anglisë. Më vonë lidhur me këtë ndeshje ajo u caktua si lojtarja më e mirë në finale.

“RFEF me keqardhje të thellë njofton vdekjen e babait të Olga Carmona. Lajmin e hidhur e mësoi futbollisti pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olgës dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë. Të duam Olga, ti je historia e futbollit spanjoll,” ishte deklarata që Federata ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

Disa orë pas publikimit të lajmit, futbollisti ka postuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale.

“Dhe pa e ditur unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe se je krenare për mua. U prefsh në paqe babi,” ka shkruar lojtari i Olga në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit