-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Vuçiç po shkon me fytyrë të brengosur në Athinë?

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç prej disa ditësh po paralajmëron një javë të vështirë të mbushur me presione.

Ndërkohë së fundmi ministri i jashtëm serb sqaron se bëhet fjalë për presione për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në ditën e parë pune të javës, Vuçiç niset për në Athinë, pra, nëse do të bëhet presion, si duket nuk do të bëhet fjalë vetëm për Rusinë, sipas N1.

I pyetur se çfarë pret që do të diskutohet në Athinë, Vuçiç është përgjigjur:

“Çfarë di unë! E atë që di, nuk guxoj t’jua them. Çfarë pres? Asgjë. Pres të hipi në aeroplan, të zbres në hotel dhe më pas do të më shpjegojnë se çfarë duhet të bëj.

Pres që të ketë një temë për të cilën e di dhe për të cilën jam gati, ajo është integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe kjo është gjë e shkëlqyer dhe do të shohim se cilat do të jenë temat e tjera. Ata nuk do të më ftonin për këtë. Ku e di pse më kanë ftuar, të shohim,” ka thënë Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit