-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rihapet tenderi mbi 800 milionë Lekë për tokat në fshatrat turistikë

Kryesoret

Ditën e sotme Fondi Shqiptar i Zhvillimit vendosi që të rishpallte thirrjen duke hapur procedurën e çelur në muajin prill dhe të anuluar që lidhet me ekspertizën apo mbështetjen e bashkive për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik.

“5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit me objekt “Studime, analiza, Masterplane (Produkt) ‘Mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar / përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik” është çelur këtë të hënë. Procedura e prokurimit ka një fond limit prej 81.6 milionë lekësh dhe afati për paraqitjen e ofertave është 21 shtatori.

Ekspertiza, sipas relacionit do të shërbejë jo vetëm në ndihmë të bashkive për procesin por edhe për koordinimin më të mirë të investimeve në infrastrukturë në kuadër të planit operacional 7 vjeçar të këtij institucioni 2022-2028.

Rezulton se një prej problematikave që pengon kryerjen e investimeve publike ose private është çështja e regjistrimit fillestar të të gjitha pasurive të paluajtshme private, apo shtetërore në territorin që ato administrojnë”, thuhet në dokument.

Sipas FSHZH zbatimi i këtij projekti mundëson kryerjen e procesit të regjistrimit fillestar në zonat kadastrale të territorit të fshatrave me potencial turistik, përfshirë edhe territorin e 100 fshatrave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit