-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK-u i përgjigjet Berishës: E gjetëm kontratën origjinale të “Sterilizimit”

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme pas akuzave të Sali Berishës dhe pjesëve nga dosja që dolën në media që theksonin se agjentët nuk kishin gjetur kontratën origjinale të “Sterilizimit” në ministrinë e Shëndetësisë ka reaguar duke deklaruar se kontrata është gjendur në institucione të tjera.

Origjinali nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Disponojmë kontratën origjinale të koncensionit të sterilizimit. Kontrata origjinale u gjet në institucione të tjera” sqaroi SPAK-u.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat, por kontrata s’u gjet në ministri.

Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit