-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi: Inteligjenca Artificiale ndihmon në diktimin e kancerit të gjirit

Kryesoret

Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e kancerit të gjirit për të përmirësuar diagnozën dhe për të lehtësuar ngarkesën e punës së radiologëve, sipas rezultateve të një prove klinike në Suedi.

Por studiuesit thonë se rezultatet paraprake të studimit, të përfunduar në gusht, tregojnë se kjo teknologji nuk është ende gati të zëvendësojë mbikëqyrjen nga radiologët.

Në universitetin e Lundit në Suedi rreth një milionë gra në vit u nënshtrohen ekzaminimit mamografik, thonë drejtuesit e tij.

Imazhet me rreze X të gjirit më pas analizohen zakonisht nga dy radiologë për të parë nëse ka shenja të kancerit, një metodë e quajtur “leximi i dyfishtë” që kërkon kohë. Një radiolog mund të analizojë mesatarisht rreth 50 ekzaminime në orë.

Por a mund të ndihmojë teknologjia për të lehtësuar këtë ngarkesë pune?

Studiuesit në Suedinë jugore po vlerësojnë efektin e ekzaminimeve të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale. Kjo është prova e parë e këtij lloji që krahason dy metodat e diagnostikimit.

“Së pari ne analizojmë ekzaminimet pa përdorur Inteligjencën Artificiale, duke shfrytëzuar avantazhet tona si mundësinë për të parë të gjithë imazhin. Pastaj përdorim pajisjen me Inteligjencë Artificiale dhe më pas mund të analizojmë shenjat në imazh”, thotë Kristina Lang, drejtuese e studimit dhe profesore e radiologjisë në Universitetin e Lundit.

Në provën klinike, e cila përfshiu mbi 80 mijë gra, studiuesit përdorën Inteligjencën Artificiale për të identifikuar ekzaminimet me një “rrezik të lartë” të kancerit të gjirit, të cilat më pas iu nënshtruan leximeve tradicionale të dyfishta nga radiologët./VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit