-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turi çiklistik bllokon pasditen e sotme aksin Pogradec-Bilisht-Korçë

Kryesoret

Drejtoria e Policisë Korçë ka miratuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” që do të zhvillohet sot dhe nesër me pjesëmarrjen e kategorive (grupmoshave) të ndryshme.

➡️ Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

➡️ Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit