Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqëtuar.
Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” antarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.”
Ky “premtim i Selanikut”, që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.
Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanitpër të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.
Nëj darkë për 20 vjetorin
Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.
Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e antarësimit./ Lexo ketu shkrimin e plote.