-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E martë e zezë/ Prindërit ishin divorcuar, si u gjet pa jetë vajza 12-vjeçe në kasolle?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë tronditi Mokrën ditën e sotme. Një vajzë 12-vjeçe u gjet pa jetë në mesditë nga gjyshja në kasollen pranë shtëpisë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në fshatin Buzaishtë. “Vajza 12-vjeçe dyshohet e vetëvarur” thotë policia.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se prindërit e 12-vjeçares ishin divorcuar. Vajza jetonte me të atin, njerkën dhe gjyshen. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët për të zbuluar shkaqet që mund të kenë dërguar vajzën drejt aktit ekstrem.

Tragjike në Pogradec! Familja gjen vajzën 12-vjeçe të vdekur në kasolle

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit