-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon lirimin e objektit të saj nga institucionet e Serbisë

Kryesoret

Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut thanë se kanë kërkuar “lirimin” e një objekti komunal, që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve e që aktualisht shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.

Si shkak për këtë vendim përmenden “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”.

“Ne, si Komunë e Mitrovicës së Veriut, kemi shprehur gatishmërinë që çdo institucioni që ofron shërbime në interes të qytetarëve të Kosovës, t’i ofrojmë mbështetje dhe hapësirë pune”, thuhet në deklaratën që komuna i dha Radios Evropa e Lirë.

Paraprakisht, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se udhëheqja lokale në Mitrovicën e Veriut ka marrë vendim që për tri ditë t’i “largojë” punonjësit e institucioneve serbe nga ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve.

Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Shumica e institucioneve të Serbisë që funksionojnë në Kosovë drejtohen nga zyrtarë të Listës Serbe.

Për shembull, drejtor i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut është Millan Radojeviç./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit