Një sherr mes kushërinjve në Durrës ka degraduar në të shtëna me armë zjarri. Njëri prej personave pas grindjeve, shtyrjeve dhe tensionit ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kërcënuar kushëririn. I arrestuari është Euron Balla.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak.
Qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Jube, Durrës, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, me qëllim arrestimin e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalibri”, u kap dhe u arrestua shtetasi Euron Balla 26 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.
Euron Balla ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, shtetasin M. Balla 63 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.
Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” njofton policia.