Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar mëngjesin e sotëm privatisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Athinë.
Ma anë të një postimi në Instagram, presidenti serb ka thënë se me Zelensky-n ka folur edhe për situatën në Kosovë.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane,” shkruan Vuçiç.
Por në daljen në konferencë pas takimit, ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.
“Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë,” tha Vuçiç.
Ai shtoi se u diskutua për forma të ndryshme bashkëpunimi, sepse edhe pse sipas tij Ukraina është në luftë, ajo duhet të mendojë se si ta rindërtojë vendin.