Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar mëngjesin e sotëm në Athinë me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky.
Vuçiç tha se Zelensky kërkoi këtë takim privatisht. Në profilin e tij në Instagram, Vuçiç thotë se gjatë këtij takimi me presidentin ukrainas, folën edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën.
“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne diskutuam ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilin ne e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit,” ka shkruar Vuçiç në Instagram.