Presidenti serb, Aleksandër Vuciç që ishte pjesë e darkës joformale në Athinë ka zbuluar detaje nga mbrëmja gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, zyrtarëve evropianë dhe liderë të tjerë, si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Vuçiç u shpreh se kryeministri i Maqedonisë Veriore, Kovachevski ishte i ashpër me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shkak të vizitës së tij në Tetovë javën e kaluar.
Sipas presidentit serb, reagimi i Kovachevskit ndaj Kurtit ishte “surprizues” për disa prej pjesëmarrësve në darkë.
Vuciç thotë se foli me kryeministrin Kovachevski dhe i tha se “maqedonasit janë vëllëzërit tanë”. Sipas Presidentit serb, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka mbajtur një fjalim kuptimplotë në darkë.
Kërcënimi i Beogradit/ Kryeministri i Maqedonisë: Vuçiçi do të kërkojë falje