-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për Kukësin, kandidati i Bashës refuzon primaret e Berishës

Kryesoret

U duk se pas presionit të bazës, dy pjesët e PD-së më në fund po arrinin në konsensus, për të nxjerr një kandidatë të përbashkët për 24 shtatorin në garën për bashkinë e Kukësit. Por pasditen e të mërkurës, situata shkoi sërish në pikën zero.

Paradite, Berisha mblodhi Kryesinë e tij për të shqyrtuar një listë fillimisht me 10 emra kandidatësh për Kukësin, nga të cilët 6 plotësuan formularin e kandidimit dhe u miratuan.

Mes tyre, sipas Foltores ishte dhe kryetari i degës së PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati, i cili kishte bërë thirrje të përsëritura për nevojën që opozita të ketë vetëm një kandidat, për t’ja rritur shanset vetes për fitore përball PS që mori 53 bashki në 14 maj.

“Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularet 6 kandidatelë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim”

Përveç Arif Rexhmatit, kandidatët e tjerë janë Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Ylber Zeneli dhe Uran Cengu. Por pak pas zyrtarizimit të 6 emrave, Arif Rexhmati reagoi duke u shprehur se është kundër primareve. Ai pohon se nuk ka plotësuar asnjë formular për të qenë kandidat i Primareve të Berishës.

“Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve, se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën”, tha Rexhmati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit