-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I shkonte mendja tek e ëma…”! Prindërit u divorcuan, çfarë e shtyu vajzën t’i japë fund jetës?

Kryesoret

Mesditën e djeshme në fshatin Buzaishtë të Mokrës një vajzë 12-vjeçe u gjet e pajetë në kasollen pranë shtëpisë. Policia njoftoi se u gjet e vetëvarur.

Ishte gjyshja që e gjeti mbesën të vdekur. Vajza ishte larguar nga shtëpia dhe për rreth dy orë gjyshja me njerkën nisën kërkimet. Familjarët janë marrë në pyetje nga policia për shkaqet që mund të kenë sjellë vendimin ekstrem të vajzës.

Prindërit e vogëlushes ishin divorcuar pesë vite më parë dhe vajza jetonte me të atin që ishte martuar sërish. Vajza mësohet se nënën e kishte ritakuar vetëm dy muaj më parë pas disa vitesh nga momenti i ndarjes. Të afërmit janë shprehur se vajzës i mungonte dashuria e nënës duke e vuajtur shumë mungesën.

Kishte nënën të larguar, e takoi vetëm një herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu, çupën vetëm këtë behar, vetëm një herë e ka takuar dhe kaq. Ndihem shumë keq.

I shkonte mendja tek e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që s’del, s’vete atje ku duhet” tha dje i afërmi. E gjitha situata e krijuar mund të ketë ndikuar tek 12-vjeçarja që vendosi t’i japë fund jetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit