Kanë dalë para Gjykatës së Beratit për tu njohur me masën e sigurisë 5 personat e arrestuar për kultivimin e lëndëve narkotike në një shtëpi në Dimal.
Masat e sigurisë për vëllezërit nga Fieri, të dyshuar për kultivimin e kanabisit Igli dhe Frederik Borova, pronarin e shtëpisë Bejdo Rrapo është “arrest me burg”.
Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo u lanë në “detyrim paraqitjeje”.
Ata u arrestuan më datë 20 gusht në operacionin policor “Pobrati”, ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi, 315 fidanë.
Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.