-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ardi Veliu vuri linjë private komunikimi për të survejuar opozitën

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu vuri linjë private komunikimi për të survejuar opozitën. Deklaratën Berisha e bëri gjatë një takimi, tryeze për të diskutuar lidhur me situatën e krimit në vend.

“Çfarë është Ardi Veliu? Figura qendrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit.

Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Tiranës. Ishte përzënë nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafiqe dhe falsifikim dokumentesh.

Bota e krimit e solli drejtor policië në Tiranë. Çfarë thotë Alesandro në biseda me mafiozin tjetër? Atij drejtorit ia mbushëm mirë koshat me derr të zi.

Po çfarë ndodhi me Ardi Veliun? Pas transkriptimeve të publikuara në median shqiptare në vitin 2017, Ardi Veliu lartësohej në drejtor të përgjithshëm të policisë.

Ardi Veliu, pas një seri krimesh të shëmtuara publike, pas mashtrimesh në mbrojtje të krimit, siç është rasti i vrasjes së Rashës, i beson Edi Rama shërbimin inteligjent të Policisë së Shtetit.

Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltian Bistro me shokë.

Dhe tani lan duart.

Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin.

Hetimi i Encrochat ka gjetur se në Shqipëri, krimi dhe pushteti janë një, janë të shkrirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit