-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nafta në Shpirag e cilësisë së lartë si e Arabisë Saudite

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat për zbulimin në Shpirag, zhvillimet në zonat gaz dhe naftëmbajtëse të vendit, si edhe impaktin e këtyre burimeve natyrore në të ardhmen ekonomike e sociale të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë, ashtu si dje, tha se vula përfundimtare do të vendoset në fund të vitit. Theksoi se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. U shpreh besimplotë për testin që do të fillojë në tetor. Më tej ai shtoi se nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, investimi do të jetë 3-7 miliardë euro.

Jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje që zgjat prej thuajse 10 vitesh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës që mund të nxirret nga nëntoka. Rezerva është aty në 6 mijë e 2 km në thellësi të tokës.

Është prekur rezerva. Eksplorimi ishte shumë i vështirë. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji që është nën rezervën, ç’ka prezumon që rezerva mund të jetë edhe më e madhe. Nuk mund të flasim për shifra konkrete.

Nëse financiarisht ky proces do të ishte më i kushtueshëm sesa përfitimi, atëherë kuptohet që rezerva është aty për një kohë tjetër, kur teknologjia mund të avancojë.

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që ndodh kjo në vendin tonë, pasi në të shkuarën janë burime të një nafte të rëndë.

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që ndodh kjo në vendin tonë, pasi në të shkuarën janë burime të një nafte të rëndë. Është e së njëjtës cilësi si nafta premium e Arabisë Saudite” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit