-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Patenta dhe hajvanët”! Shabani “zihet” me Gonxhen: Fajin e ka LSI-ja (Debati)

Kryesoret

Një debat ka nisur në rrjetet sociale mes drejtuesit të nismës “Thurje” Endri Shabani dhe atij të Drejtorisë së Transportit, Blendi Gonxhe nisur nga aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme tek liqeni në Tiranë, ku i riu Eldi Allushi fluturoi me makinë drejt digës.

Falë Blendi Gonxhes, që e rriti çmimin e patentës, sot në rrugë të vrasin vetëm hajvanët me makina luksi! Imagjino çfarë do kishte ndodhur sikur ky tipi ta kishte blerë patentën më lirë se 850 mijë lekë?

Do kishte përplasur këtu ndonjë Golf katër, i cili mezi ngjitet deri tek bordura” shkruan Shabani. Reagimet në postimin e tij kanë qenë të shumta.

Megjithatë, Gonxhe zgjodhi të bëjë një postim në faqen e tij duke iu përgjigjur Shabanit. Ai thotë se 26-vjeçari Allushi e ka marrë patentën në kohën që kur DPSHTRR-në e drejtonte kolegu LSI-st i Shabanit, Ylli Spahiu.

Surrat i ri, politik e vjetër! Gati 8 vjet në timon ka personi i ngjarjes që E. Shabani komenton, patentën e ka marrë në vitin 2016, kur DPSHTRR-në e drejtonte kolegu LSI-st i Shabanit, Ylli Spahiu!

Me rregull treshi, se aq nivel lejon statusi banal i kreut të pjellës së LSI (nismës #), fajin s’ja ka Gonxhja, por rrënja e vet” shkruan ndër të tjera ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit