-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“X6”-ta te liqeni/ Policia: Në kërkim shoferi Emiljano Nina, pronari gënjeu

Kryesoret

Shpallet në kërkim Emiljano Nina 28-vjeç, kushëri i Ervis Martinajt. Ai akuzohet nga policia se ka qenë në drejtimin e makinës tip “BMWX6” që u aksidentua mëngjesin e djeshëm në Tiranë, tek zona e Liqenit Artificial. I arrestuar është Eldi Allushi, pronari i makinës.

Akuzohet se fshehu ngjarjen dhe dha dëshmi të rreme, kur deklaroi se ishte bllokuar pedali i gazit, duke justifikuar shpejtësinë e makinës, por në fakt nuk ishte fare brenda. Jurgen Allushi 25 vjeç që ishte në makinë po hetohet në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi.

Emiljano Nina 28 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Nina duke drejtuar automjetin “BMW” në pronësi të Eldi Allushit për shkak të shpejtësisë shumë të lartë ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

Eldi Allushi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Ninës” njofton policia.

E shkuara e errët! Kush është kushëriri i Ervis Martinajt që po e kërkon policia?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit