-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Ky është Parlamenti i shqiptarëve, apo i një pakice kriminale

Kryesoret

Në një deklaratë të ashpër në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kritikoi ashpër shumicën parlamentare për mos përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

Ai theksoi se propozimi i opozitës për uljen e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë ishte një mundësi për Kuvendin të tregonte se nëse përfaqëson qytetarët e thjeshtë, apo një pakicë të interesave klienteliste dhe kriminale.

“Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë i dha sot mundësinë këtij Parlamenti të dëshmonte nëse është Parlamenti i shqiptarëve apo është Parlamenti i një pakice që jo vetëm nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por përkundrazi, përfaqëson interesat klienteliste kriminale vetëm të një pakice që ka marrë peng shtetin dhe të ardhmen e shqiptarëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit