Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në një takim në Bruksel, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak bëri të ditur përmes platformës “X” se me Escobar kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi i cili është ndërprerë për shkak të tensioneve që ndodhën në maj të këtij viti në veri të Kosovës.
Kurti e Vuçiç u ulën përballë njëri-tjetrit për herë të fundit në muajin maj, e pavarësisht tentimeve, një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, nuk ndodhi më.
Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Kosova më parë që të mos ndërmarrë veprime nxitëse e të pezullojë operacioniet e policisë brenda dhe rreth objekteve komunale.
Gjithashtu BE ka ripërsëritur thirrjen për zbatim të marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“I lumtur të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm,” ka shkruar Lajçak.
Glad to welcome my colleague and good friend 🇺🇸 DAS Escobar to Brussels. Together with our teams, we spent yesterday in an in-depth discussion on the Dialogue, state-of-play and way forward, as well as other Western Balkan regional issues. Grateful for an exceptional cooperation. pic.twitter.com/q8DgthhGpz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 23, 2023