-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrirja e akullnajave, gjendet trupi i pajetë i alpinistit të zhdukur që nga viti 2001

Kryesoret

Një alpinist zbuloi trupin e një burri që ishte zhdukur dekada më parë në një akullnajë në Tirol, Austri.

Trupi u gjet javën e kaluar në një lartësi prej 2,900 metrash në akullnajën Slatenkees. Një çantë shpine me para, një kartë krediti dhe një patentë shoferi ndodhej pak para se të gjendeshin eshtrat.

Sipas autoriteteve, kufoma i përket një 37-vjeçari i cili u zhduk në vitin 2001, por identiteti do të duhet të konfirmohet me metodën e ADN-së.

Në të njëjtën akullnajë, dy muaj më parë, u zbuluan eshtrat e një njeriu tjetër që kishte vdekur rreth vitit 1986.

Incidente të ngjashme po ndodhin edhe në Zvicër, ku shkrirja e akullit zbulon trupat e njerëzve të zhdukur nëpër male dekada më parë. Arsyeja është ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturave që po zvogëlojnë akullnajat.

Slatenkees po tërhiqet me një ritëm alarmant që në 2021-2022 pothuajse arriti 90 metra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit