-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarizimi i kandidatit të PD-së në Kukës, reagon për herë të parë Arif Rexhmati

Kryesoret

Partia Demokratike ditën e sotme ka bërë të ditur se Arif Rexhmati është kandidat i Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet që pritet të mbahen në shtator.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Rexhmati përmes një njoftimi ku ka falënderuar antarësinë e PD-së së Kukësit për mbështetjen.

Rexhmati në reagimin e tij u bëri apel Kuksianëve që të evidentojnë një kandidati që është rezident në Kukës dhe që përfaqëson interesat e qytetarëve.

Reagimi i Rexhmatit:

Ne situatën qe po kalon PD, kam shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e një zgjidhje përbashkuese, që do te çonte në përfaqësimin me një kandidat te vetëm rezident ne Kukës sipas kërkesës se demokrateve te Kukësit.

Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shume prej demokrateve, se futja ne një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon te vuaje pasojat e konfliktualitetit dhe te fajësimit, me gjithë qëllimin e mire ne vetvete, nuk i shërben konsolidimit te strukturave dhe gatishmërisë se tyre per fushatën.

Hatërmbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim te anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm qe nuk jep garanci per bashkim por mund te jete burim konflikti gjate dhe pas procesit, me deme te pariparueshme per rezultatin ne zgjedhje.

Duke vene interesat e demokrateve dhe te mbare familjeve kuksiane te parat, përsëris apelin tim dhe te shume demokrateve ne Kukës per te evidentuar një kandidat rezident ne Kukës, gjithëpërfshirës, konsensual, për bashkues me qëllimin e vetëm te fitores mbi kandidatin e rilindjes dhe te oligarkëve te Ramës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit