Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 mijë lekë shoferin e “Benz-it” që bënte drift në sheshin “Nënë Tereza”. “Rrugorja” e ka evidentuar drejtuesin e mjetit nëpërmjet pamjeve filmike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara. Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor! Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!