Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy turistë italianë.
24-vjeçari, Domenico Gritto dhe 32-vjeçari, Vincenzo Tizzano me origjinë nga Pozzuoli po udhëtonin me një motor kur në një moment një makinë tip “Mercedez Benz” i drejtuar nga 17-vjeçari, Elio Rraku u preu rrugën.
Mori dy jetë në lule të rinisë! Arrestohet adoleshenti pa patentë në timon
Përplasja ishte fatale për të rinjtë të cilën humbën jetë. Ndërkohë pasidten e sotme mediat italiane kanë publikuar fotot e dy viktimave.
Sa i përket adoleshentit i cili shkaktoi aksidentin pasi është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore së bashku me shokun e tij 16-vjeçar është arrestuar.
Mësohet se i riu ishte pa patentë teksa drejtonte makinën e cila u mori jetën dy turistëve.
Gjithashtu u pezullua nga detyre pas aksidentit shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar Adriatik Shehu.
Dy të vdekur në Ksamil! Pezullohet shefi i policisë Sarandë, hetim zinxhirit komandues
Drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku thekson se pezullimi i tij u bë “në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit”.
Vendi i tragjedisë në Ksamil! Gazetari: Trupat e të rinjve u copëtuan poshtë makinës