Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit të djeshëm në rajonin Tver, ku besohet se ka humbur jetën edhe kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e 10 pasagjerëve dhe e quajti themeluesin e Wagner një biznesmen të talentuar.
“Ishte një njeri me një fat të ndërlikuar, i cili bëri gabime të rënda në jetën e tij, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e nevojshme – si për veten e tij ashtu edhe në momentin që e kërkova atë për qëllime të përbashkëta,” u shpreh Putin.
Në një fjalim televiziv, presidenti rus theksoi se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ka ndodhur, por kjo do të marrë kohë.
Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se për rrëzimin e avionit të së mërkurës është njoftuar mëngjesin e së enjtes.
“Ne nuk do ta harrojmë rolin e Wagner në Ukrainë,” shtoi ai.