Pasditen e sotme janë paraqitur mbi 20 turistë në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.
Mësohet se ata janë helmuar nga ushqimet që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.
Turistët ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.